Moti i keq, Konsullata amerikane në Tiranë hapet nesër me dy orë vonesë

773
Sektori Konsullor i Ambasadës amerikane në vendin tonë do të hapet nesër (28 shkurt 2018) me dy orë me vonesë.
Ambasada amerikane përmes një postimi në faqen zyrtare në fb sqaron se shkak i shtyrjes së orarit është rrezikshmëria e gjendjes së rrugëve në mëngjes për shkak të motit të keq që ka mbërthyer vendin.
“Personat që kanë takim për vizë duhet të paraqiten dy orë pas orarit të përcaktuar për takimin e tyre. Ata që dëshirojnë ta caktojnë takimin e tyre në një datë tjetër, duhet të kontaktojnë: [email protected]” thuhet më tej në njoftim.
Sigal