Moti i keq/ Dëmtohen linjat e tensionit në Krujë, disa fshatra mbeten pa energji

22
Sigal

Si pasojë e erërave të forta që kanë fryrë gjatë gjjthë ditës, në rrethin e Krujës ka pasur dëmtime të disa linjave të vjetra.

Kjo gjë ka bërë që disa fshatra të qëndrojnë për disa orë pa energji elektrike.

Sipas drejtuesve të OSHEE-së, të gjithë ekipet e punës janë në terren dhe po punohet për normalizimin total të situatës.