Moti i acartë/ Reshjet e dëborës, bllokohet Qafë Thana, asnjë borëpastruese dhe as kripë e hedhur në rrugë

180
Sigal

Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës që kanë përfshirë vendin tonë, Rruga e Arbrit dhe Qafë Thana janë mbyllur deri në një njoftim të dytë.

Ky është vendimi i autoriteteve për shkak të temperaturave shumë të ulëta. Moti i keq ka bërë që bajpasi i Murrizit në këtë rrugë të kthehet në një segment të rrezikshëm për drejtuesit e automjeteve.

NJOFTIMI ZYRTAR

Nisur nga situata metereologjike ku qarku i Dibrës është përfshirë nga reshje të dendura të dëborës, Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që lëvizin në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet bajpasit në Qafë Murrizë, për shkak të reshjeve, ky aks rrugor do të jetë i bllokuar përkohësisht deri në pastrimin total nga firma kontraktore.

Apelojmë që drejtuesit e mjeteve të ndjekin aksin rrugorë Klos-Burrel-Ulëz, dhe të mos shkaktojnë trafik.

Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në të dyja kahet e lëvizjes dhe nuk do të lejojnë asnjë drejtues mjeti të qarkullojë deri sa rruga të pastrohet plotësisht nga kontraktorët.

Akset rrugore Bulqizë-Peshkopi; Bulqizë-Klos janë të kalueshme, por drejtuesit të mos qarkullojnë pa goma dimërore.

Policia e Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit, si dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.