Anëtarët e Vetingut u harbuan dy netë në hotelin luksoz në Vlorë, nuk tregojnë se kush ua mbuloi shpenzimet

330
Sigal

Ndërsa shumë gjyqtarë dhe prokurorë ishin në ankth nëse do të kalojnë ose jo Vetingun, anëtarët e Komisionit të Vettingut  janë harbuar tre ditë dhe dy netë në resortin luksoz në Vlorë, “Marina Bay”.

Në datën 30 shtator, 12 anëtarët e Komisionit të Vetingut dhe një pjesë e administratës u akomoduan tek “Marina Bay” për të analizuar punën 4-vjeçare, thua se kishte pak salla konferencash në Tiranë. Pas mbarimit të analizës, grupi nuk u kthye në Tiranë, por qëndroi në resort, duke shijuar shërbimet e luksit të hotelit. Ata fjetën dy net në hotel, duke u argëtuar, konsumuar ushqim cilësor dhe shijuar shërbimet e tjera.

Skandali qëndron në faktin se Komisioni i Vettingut refuzon të tregojë se kush i ka mbuluar shpenzimet e qëndrimit në hotel për dy net me radhë, thua se është një organ privat dhe jo një institucion i rëndësishëm shtetëror, të cilit shqiptarët i kanë besuar shembjen e drejtësisë së korruptuar. Dikush ka paguar shpenzimet e  komisionerëve të Vettingut për qëndrimin gati treditor tek “Marina Bay”, por nuk dihet se çfarë interesash e kanë shtyrë.

Dyshimet për një skandal të mundshëm shtohen kur KPK-ja e ka fshirë në dokumente emrin e sponsorizuesit, duke e konsideruar sekret.

“Të pranishëm në aktivitet kanë qenë edhe tre vëzhgues të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit si dhe dy përkthyes të tyre. Por, ndryshe nga anëtarët e KPK-së, ata janë larguar nga hoteli sapo ka mbaruar aktiviteti, pasi etika e tyre profesionale nuk i lejonte të harboheshin në hotel, aq më tepër me paratë e një subjekti të dyshimtë.”

Anëtarët e Vettingut marrin një rrogë prej 4 mijë USD në muaj, dieta, shpërblime etj., ndërsa kanë siguruar me para publike nga ana shëndetësore edhe familjarët. Komisioni i Vettingut ka bërë një punë të rëndësishme, por në fund të mandatit ka nisur t’i ngjajë drejtësisë së vjetës që shembi vetë./Pamfleti