Festat e fundvitit, Policia Rrugore këshilla për të shmangur aksidentet, shmangni sidomos alkoolin

501
Sigal

Në këto ditë festash, policia rrugore i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve, këmbësorëve, çiklistëve apo motoçiklistëve që të kenë kujdes në mënyrë që të evitojnë aksidentet e mundshme.

Ervin Dervishi, specialist i policisë rrugore tha se drejtuesit e mjetit duhet të kujdesen për përdorimin e rripit të sigurimit, të mos përdorin alkool kur drejtojnë makinën si dhe mos përdorin telefonin gjatë kohës kur udhëtojnë.

Për këmbësoret, Dervishi tha se duhet të tregohen të kujdesshëm për të respektuar vijat e bardha dhe semaforin. Ndërsa për drejtuesit e biçikletave dhe motorëve këshilla ishte që të përdorin kasakt mbrotjëse