Mot i kthjellët por në Korçë dhe Dibër temperatura -1 °C

101

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e enjte parashikohet të ketë mot të kthjellët me vranësira të pakta kalimtare.

Në orët e mëngjesit sërish përgjatë luginave do të shfaqet mjegulla e mjegullina në lugina.

Era do të fryjë në drejtimin juglindje-veriperëndim e lehtë e mesatare përgjatë bregdetit, duke u pasuar nga valëzim në dete i forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 7/16 diell

Kukës 3/11 diell re

Lezhë 8/18 diell

Dibër -1/10 diell re

Durrës 8/18 diell

Tiranë 8/18 diell

Elbasan 5/18 diell

Berat 4/18 diell

Vlorë 9/18 diell

Korçë -1/11 diell re

Gjirokastër 7/16 diell re

Sarandë 7/18 diell