Monika Kryemadhi përshëndet ngritjen e Gjykatës Kushtetuese / ‘Çdo hap pozitiv është për t’u vlerësuar’

344
Kreu i LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me plotësimin e vendeve vakante të Gjykatës Kushtetuese duke i hapur rrugë ngritjes së institucioneve themelore të Republikës së Shqipërisë. Ajo e vlerëson si një hap pozitiv, teksa thekson gjithashtu se LSI ka qenë dhe mbetet promotore e proceseve që ngrejnë institucione të pavarura dhe me integritet, në alternativë të shkatërrimit institucional ku Rilindja ka ngritur pushtetin.
Ja postimi i plotë i Monika Kryemadhit :
Çdo hap pozitiv që hidhet drejt ngritjes së institucioneve themelore të Republikës së Shqipërisë, siç është plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, është për tu vlerësuar. Këto janë procese shumë të vonuara, përtej afateve që duheshin realizuar, që nëse mazhoranca do të kishte marrë parasysh propozimet e Opozitës së Bashkuar, vendi do të kishte prej kohësh Gjykatë Kushtetuese tërësisht funksionale si dhe Gjykatë të Lartë.
LSI ka qenë dhe mbetet promotore e proceseve që ngrejnë institucione të pavarura dhe me integritet, në alternativë të shkatërrimit institucional ku Rilindja ka ngritur pushtetin. Ne i cilësojmë këto institucione jetike për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve tanë.
Ne jemi thellësisht të shqetësuar që dhjetori 2020 e gjen Shqipërinë që aspiron BE-në, pa shtet të së drejtës tërësisht funksional, pa kontroll dhe balancë të pushteteve.
25 Prill 2021 është dita kur Shqipëria ndahet nga një periudhë e errët, kur institucionet e shtetit u vendosën tërësisht në funksion të pushtetit të një individi të vetëm, për të hapur një kapitull të ri.
Pas 25 Prillit, në pushtet rikthehen qytetarët!
Sigal