Brukseli reagon për Gjykatën Kushtetuese: Lajm i shkëlqyer nga Shqipëria, negociatat gati

248
Sigal

Pas gati 3 vitesh mungesë për shkak të Vetting-ut, Gjykata Kushtetuese është bërë funksionale për të marrë në shqyrtim dhe gjykuar çdo çështje kushtetuese. Ngritja e Kushtetueses, për Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, është një lajm i shkëlqyer.

Përmes një reagimi, Varhelyi thotë se Shqipëria tashmë plotëson listën e kushteve për mbajtjen e konferences se pare nderqeveritare

“Lajm i shkëlqyeshëm nga Shqipëria! Me emërimin e anëtarit të 6-të nga Presidenti Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale. Arritje e rëndësishme për institucionet dhe njerëzit si pjesë e reformës në drejtësi. Kjo plotëson listën e kushteve për mbajtjen e konferences së parë ndërqeveritare” – shkruan Varhelyi.

Më herët edhe SHBA-BE e cilësuan si një lajm të madh vënien në funksion të Kushtetueses.

Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka 6 anëtarë, Vitore Tushën, së cilës i ka mbaruar mandati, Elsa Toskën, Marsida Xhaferllarin, Fiona Papajorgji, Altin Binajn dhe Perparim Kalo.

Lexo edhe : Katastrofa ekologjike në Divjakë / Mbetjet e bashkisë ndosin ujërat përreth