“Me lekët e mia bëre vila”/ Vazhdojnë akuzat mes Nishtullës dhe Gunbardhit: Hajdute je, hajdute do të mbetesh

309
Sigal

Intervista e këngëtares Silva Gunbardhit ditën e djeshme ka bërë bujë në media.

Kujtojmë se më herët Mandi Nishtullës e ka akuzuar këngëtaren se ajo dhe Dafi kanë marrë të gjitha lekët e fitimeve të këngës “Te ka lali shpirt”.

Në përgjigje të Nishtullës Silva nxori kontratën me “Acromax” ku sipas saj, vërtetonte me firma se Silva merr vetëm 10% të fitimeve, Dafi 0% e ndërsa 90% të tyre i merr Alfred Sula, kompozitori këngës dhe njëkohësisht kushëriri i Mandi Nishtullës.

Ndërkohë për këtë lëvizje të saj ka ardhur edhe reagimi i Mandi Nishtullës.

“Ok kontratat, po klikimet kush mi mori? Mos harro se hajdute je dhe hajdute do të mbetesh. Ke marrë lekë sa ke bërë dhe vila luksoze. S’bëhen ato me 10% o Silva,” ka shkruar ai.

Ndërsa Silva iu përgjigj këngëtarit:

“Vilat janë vetëm në fantazinë tënde të sëmurë! Unë nuk kam asnjë vilë. Nuk pinë më ujë mashtrimet e tua o Mandi! Të doli boja! Lekët brenda fisit tënd janë! Firmën Alfredit ja ke dhënë ti o Mandi dhe ja ke dhënë Alfredit jo mua! Të kam lënë Zotin o mashtrues!