Mjeku infeksionist Tritan Kalo: Fundi i koronavirusit është ende larg

343
Sigal

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, shkruan në “Facebook” se fundi i betejës me COVID-19 është ende larg, por sipas tij, ka edhe dritë në fund të këtij tuneli.

Mjeku Kalo thekson se duhet vetëm bashkëpunim e mirëkuptim profesional, pasi janë të gjithë shqiptarët në të njëjtën anije.

Mesazhi i mjekut Kalo:

1.04.2020…Dita e parë e një muaji të ri….Beteja ndaj COVID-19 vazhdon dhe fundi i saj ende larg, por ka edhe dritë në fund të këtij tyneli….Dita fillon me takimin e mëngjesit me ekipin e rojes: Infeksionistë, Reanimatorë, Infermjerë e Staf ndihmës….Shkëmbehen mendime, eksperienca, përcaktohen platforma ndjekje për të bërë të gjithë, më të mirën e mundëshme në ndihmë të të prekurve nga Sars-Cov2/Covid-19….Jemi të gjithë në vijën e parë të betejës….Disa përkohësisht të tërhequr nga “linja e parë e frontit” të prekur prej këtij virusi tinzar…

Janë në mjekim në kushte shtëpie apo spitali, por pavarësisht këtyre rrethanave të përkohëshme ata/ato mbeten për çdo çast shpirtërisht pjesë e jona….Puna në ekip kurdoherë ka dhënë e jep më shumë rezultate, në dallim me ndonjë protagonizmin të kërkuar ose të ofruar..…Koha kërkon vetëm e vetëm bashkëpunim e mirëkuptim profesional…..Jemi të gjithë në të njejtën anije, e cila “lundron mes dallgëve të egra të stuhisë mbarëbotërore Covid-19”….Ju lutem na dëgjoni dhe na respektoni…..Ju duam, po ju gjindemi dhe kurdoherë do të jemi pranë jush…..Bashkë ne do ja dalim pa as më të voglin dyshim!!!….Muaj të mbarë!!!