Koronavirusi në Shqipëri/ Tre raste të reja në Elbasan, një zonjë 53-vjeçe dhe dy vajzat e saj

Numri i të prekurëve me koronavirus në Shqipëri, rritet nga dita në ditë.

Mësohet se tre raste të reja me CoVid 19 janë konfirmuar në Elbasan.

Sigal

Bëhet fjalë për një zonjë rreth 53-vjeçe dhe dy vajzat e saj. Bashkëshorti i zonjës ka dalë negativ.

Thuhet se zonja është punonjëse në një filial banke. Nesër pritet të vendosen hapat në vijim për punonjësit e tjerë të bankës.