Pacienti zero i Korçës është shëruar nga koronavirusi.
Lajmin e ka dhënë drejtori i Spitalit të Korçës, Litian Boka, përmes një postimi në facebook.
‘Sapo mbërriti në Korçë pacenti i parë nga qyteti i cili lë Spitalin Infektiv plotësisht i shëruar’,-shkruan ai.
Postimi i plotë
‘Sapo mberiti ne Korce pacenti i pare nga qyteti i cili le Spitalin Infektiv plotesisht i sheruar.
Faleminderit gjithe stafit mjeksor te Spitalit Infektiv dhe Spitalit Rajonal te Korces qe ne dy faza sebashku ndihmuan Laertin te kalonte me sukses semundjen e Corona Virusit.
Urojme qe kemi lajme te mira per te gjithe qytetaret e Korces por dhe gjithe Shqiperise te prekur nga Covid-19
#Forca’, shkruan ai në Facebook.
I riu përveç vetes ka infektuar edhe disa persona të tjerë, të cilët po trajtohen në spital.




















