Pukë, asgjësohen 370 rrënje bimë narkotike, autorët në kërkim

571
Nga puna e Efektivëve të Komisariatit të Policisë Pukë, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike të mbjella, gjatë ditës së djeshme është goditur një rast i kultivimit tëkanabisit. 
Burime nga policia bëjnë të ditur se gjatë një kontrolli në fshatin Vig Mnelë, në Shkodër, në vendin e quajtur “Pylli i Tanushajve”, janë gjetur të kultivuara dhe janë asgjësuar një parcelë me 370 rrënjë bimë narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për veprën penale“Kultivim i bimëve narkotike”, ndërsa polia vijon hetimet për kapjen e kultivuesit.
Sigal