Ministria: Nesër, shërbime falas për tensionin dhe glukozën

671
Çdo vit, në 7 Prill festohet Dita Botërore e Shëndetit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë do të organizojnë një aktivitet për të shënuar Mbulimin Shëndetësor Universal. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se pranë parkut të Liqenit Artificial do të jenë në dispozicion të qytetarëve 2 tenda që do të ofrojnë shërbime të kujdesit shëndetësor parësor dhe promocion shëndetësor të përsonalizuar. Të gjithë qytetarët do të mund të kryejnë falas pranë këtyre tendave matje tensioni, matje glukoze, matje BMI dhe kalkulim risku kardiovaskular. Në bazë të këtyre gjetjeve, mjekë dhe infermierë do t’u komunikojnë qytetarëve ndryshime në stilin e jetesës që duhet të ndërmarrin për të pasur një jetë me të shëndetshme.
Sigal