Ambasada gjermane dhe PNUD, marrëveshje për forcimin e sigurisë njerëzore në Shqipëri

556
Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Helmut Hoffman dhe Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD, Zineb Touimi-Benjelloun, firmosën sot marrëveshjen për mbështetjen e mëtejshme të Zyrës Shqiptare të Koordinimit të Minave dhe Municioneve (AMMCO) deri në fund të vitit 2016.
Fondi prej 250.000 euro do të përdoret për të siguruar koordinimin, monitorimin dhe sigurimin e cilësisë për operacionet e pastrimit të municioneve të paplasura në përputhje të plotë me Standartet Humanitare Ndërkombëtare në gjashtë hotspote ushtarake me municione të paplasura.
Gjithashtu, pesë ish-depo ushtarake dhe tunele që janë përdorur për të ruajtur municione në Shqipëri do të inspektohen dhe certifikohen si të pastra nga municionet dhe të sigurta për përdorim të mëtejshëm.
Banorët lokalë të zonave të kontaminuara do të jene pjese e programeve ndergjegjesuese dhe edukuese. Në fund të programit në vitin 2016, rreth 800,000 metër katrorë (rreth 40% e zonave të identifikuara) do të jenë të pastruara dhe certifikuara.
“Me punën e Zyrës Shqiptare të Koordinimit të Minave dhe Municioneve, problemi shumë serioz i pastrimit të hotspoteve do të vashdojë”, tha ambasadori gjerman.
Zv/ministri shqiptar i Mbrojtjes, Petro Koçi, i cili mori pjesë në këtë ceremoni, shprehu vlerësimin e qeverisë për këtë program, i cili do të forcojë angazhimet kombëtare për një Shqipëri të pastër nga rreziku i municioneve.
Touimi-Benjelloun, vuri në dukje se, “ne jemi këtu për të ri-jetësuar së bashku me ambasadorin gjerman angazhimin e Qeverisë Gjermane dhe PNUD per te mbeshtetur kete ceshtje me rendesi kombetare qe do te rrise sigurinë e popullatës dhe në mënyre të vecantë të shtresave te varfra të cilët janë shumë shpesh më të prekurit nga rreziku i konflikteve dhe pas- konflikteve. Një progres i konsiderueshëm është arritur deri më sot në shkatërrimin e municioneve stoqe dhe pastrimin e zonave me municione të paplasura dhe ne besojmë që ky aksion duhet te vazhdoje deri ne perfundimin e tij”.
Në Shqipëri, partneriteti midis Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë për të adresuar kontaminimin me mina dhe municione të paplasura si dhe edukimin e popullatës lokale ka filluar në vitin 2002.
Me fondet e mëparshme nga Qeveria Gjermane në gjysmën e dytë të 2014, rreth 170,000 metër katrorë është deklaruar e lirë nga rreziku i municioneve.
Municionet e paplasura dhe mbetjet explosive të luftës janë një problem i përhapur në Shqipëri. Disa nga shkaqet e këtyre kontaminimeve janë shpërthimet në depot e ruajtjes së municioneve në vend gjatë trazirave civile të vitit 1997, mbetjet explosive të Luftës Dytë Botërore si dhe zonat e demontimit të municioneve, të cilat duhet të pastrohen nga mbetjet explosive. Përvec rrezikut tek popullata civile, ky lloj kontaminimi rëndon me tepër edhe kërkesën dhe nevojën për përdorimin e kësaj toke si bujqësore.
Pastrimi nga municionet do të jetë në hotspotet e:
– Picar & Kordhoc – Gjirokaster,
– Sinanaj – Tepelene,
– Lac,
– Qaf-Shtame, Klos & Suc – Burrel,
– Palikesht and Mbreshtan – Berat
– Jube Sukth – Durres.
Projekti do të bëjë inspektime dhe çertifikimin e tokës si të lirë nga municionet dhe të sigurtë për përdorim të mëtejshëm, të pesë ish- depove ushtarake dhe tuneleve që kanë magazinuar municione në Shqipëri.
Sigal

Borizane – Kruje.
Vertop – Berat
Qafe Molle-1 – Tirane
Labinot & Mengel – Elbasan