Ministria e Mbrojtjes tregon si u ndaluan katër çekët në Uzinën e Poliçanit

128
Sigal

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje në lidhje me ndalimin e katër personave nga Çekia në uzinën e Poliçanit.

Në njoftim thuhet se dy prej tyre janë ndaluar brenda tuneleve pasi janë konstatuar lëvizje të dyshimta.

Ndërkohë në orët e drejtës janë shoqëruar edhe dy bashkëjetueset e tyre të cilat kanë qenë duke qëndruar në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit.

Njoftimi i plotë

Rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, tek një nga tunelet në Uzinën e Poliçanit, janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar.

Menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuajse të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke.

Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm.

Personat e mësipërm janë ndaluar dhe aktualisht vazhdojnë procedurat nga autoritetet e sigurisë në vend.