Korçë, vidhet nga maskat e armatosura kasaforta e një biznesi

505
Sigal

Të maskuar dhe të armatosur, dy persona kanë grabitur një biznes në Korçë. Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, rreth orës 01.35 në fshatin Bulgarec.

Në kërcënimin e armëve të zjarrit, dy grabitësit kanë marrë kasafortën e një biznesi privat, me materialet ndërtimi, në pronësi të shtetasit me iniciale L.L.

Sipas policisë së Korçës, dyshohet se grabitësit kanë marrë një sasi parash brenda kasafortës së biznesit dhe më pas janë larguar.

Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu, dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.