Ministri Vasili merr pjesë në takimin e 5-të të Komitetit Drejtues të EURALIUS IV

481
Ministri i Drejtësisë, z. Petrit Vasili, mori pjesë sot në takimin e 5-të të Komitetit Drejtues të EURALIUS IV, “Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri”. Projekti, që financohet nga Bashkimi Evropian, filloi në shtator të vitit 2014 dhe do të vazhdojë deri në dhjetor të vitit 2017 me fondet IPA 2013 për Shqipërinë.
Në fjalën e tij, z. Vasili vuri theksin tek rëndësia e këtij misioni në procesin e Reformës në Drejtësi, duke konsideruar, duke sjellë një produkt tërësisht të paanshëm dhe profesional. 
“Ne nuk bëjmë dot pa EURALIUS, por edhe ata nuk bëjnë dot pa ne. Ekpertët njohin realitetin, mundësitë reale të zbatimit të kuadrit ligjor që do të ndërtohej. Zbatimi i shprejtë dhe efikas i jep vlerë ndryshimeve të bëra”, tha ministri i Drejtësisë.
Falë punës edhe të ekpsertëve të këtij misioni, janë miratuar ndryshimet kushtetuese dhe 7 ligjet të tjera që plotësojnë gjithë kuadrin ligjor për formimim e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë.
Ndërsa u ndal tek roli i Euralius në procesin e reformës, z. Vasili e konsideroi atë kyç, së bashku me ekpertizën e ofruar nga ekspertët e OPDAT. Puna e tyre ka qenë përcaktuese për realizimin e reformave në drejtim të konsolidimit të institucioneve shqiptare të drejtësisë që prej vitit 2005, ndërkohë që ky partneritet asiston institucionet kryesore shqiptare të drejtësisë me qëllim fuqizimin e pavarësisë, transparencës, efiçencës, llogaridhënies dhe besimit publik në sistemin shqiptar të drejtësisë, në pajtim me të drejtën dhe praktikat më të mira të Bashkimit Europian.
Duke u ndalur tek faza e re dhe orientimet e punës në të, ministri Vasili tha se “tashmë falë punës së ekspertëve vendas e ndërkombëtarë, ku përfshihet edhe puna e Euralius, ne sot kemi ligjet kryesore të miratuara, kemi ndryshimet kushtetuese të miratuara dhe në fuqi, si një shtrat të plotë ligjor, në mbështetje të të cilit u miratuan dhe shtatë ligjet e tjera, nëpërmjet të cilave kemi dizenjuar; se si sistemi në të ardhmen do të duhet të funksionojë, kush janë institucionet e reja dhe cili është roli i tyre, si do të koordinojnë këto institucione me njeri-tjetrin dhe ajo që është më e rëndësishmja, kush dhe si do të kryehet monitorimi, kontrolli dhe rivlerësimi i të gjithë sistemit”.
Ndërkaq, ministri i Drejtësisë vuri në dukje se aktualisht jemi në fazën e implementimit të këtyre 8-ligjeve të para të reformës, që sot janë në fuqi, me qëllim konstituimin e instituciuoneve të reja të sistemit dhe fillimit të funksionit të tyre, ndërkohë që na pret edhe faza tjetër të cilës duhet t’i kushtojmë vëmendje të madhe, asaj të diskutimit dhe miratimit edhe të një pakete reale që i nevojitet implementimit të reformës.
Lidhur me këtë, z. Vasili sugjeroi që roli dhe fokusi i punës së Euralius 4, duhet tashmë të orientohet për të asistuar të gjithë procesin e implementimit të reformës, me qëllim dhënien e asistencës për krijimin, konstituimin, apo dhe bërjen funksionale të institucioneve të reja të sistemit, duke filluar me ato institucione për të cilat kemi më shumë nevojë. “Pas krijimit të këtyre institucioneve të reja, EURALIUS do të duhet t’i asistojë ato me qëllim që brenda një kohe sa më të shkurtër ato të jenë funksionale dhe të prodhojnë rezultatet për të cilat qyetarët presin”, theksoi ministri Vasili, ndërsa shtoi se roli i ekspertizës së huaj dhe konkretisht i Euralius e OPDAT duhet të jetë edhe interpretativ apo përcaktues/udhëzues mbi mënyrën se si duhet zbatuar në praktikë dispoziatat e reja ligjore, që shpesh herë për politikën, interpretohen në mënyra të ndryshme, duke krijuar edhe keqkuptime të panevojshme; ndërkohë paralelisht me dhënien e kësaj ekspertize, duhet që të mos harrojmë edhe pjesën tjetër të paketës së ligjeve që janë ende në fazë konsultimi në komisionin e ligjeve.
Pa mjete dhe argumente juridike të forta, reforma nuk do të ketë efekt të drejtpërdrejtë për qytetarët e këtij vendi, tha ministri i Drejtësisë, sipas të cilit do të duhet që Euralius ta fokusojë punën e tij, për dhënien e ekspertizës për ato projektligje, nevoja e miratimit të së cilave është vërtet e domosdoshme për reformën dhe janë të lidhura drejtpërdrejt me të. “Gjatë këtij muaji në Kuvend, po zhvillohen tryeza konsultative për një paketë prej 27-ligjesh, dhe prej këtyre ligjeve kemi vërejtur se jo të gjitha prej tyre janë të lidhura pashmangshmërisht me finalizimin e procesit të vetting-ut apo me kërkesa të tjera imediate tona. Prandaj sugjeroj që prej këtyre ligjeve të përzgjedhim bashkarisht me asistencën e huaj, cilat prej tyre na nevojiten më shpejt, duke i vendosur vehtes disa prioritete”, theksoi ministri Vasili, duke parë si të nevojshme fuqizimin e misionit Euralius 4 me ekspertë shtesë, por njëkohësisht edhe rimodelimin e strukturës aktuale të tij, duke ju përgjigjur fokusit të punës së këtij misioni që duhet të jetë, mbështetja e plotë të institucioneve të reja që pritet të konstituohen.
Në takimin e Komitetit Drejtues të EURALIUS IV u analizua puna e deritanishme e kryer nga ky mision ekspertize, si dhe u përcaktua fokusi i punës për pjesën e mbetur të kohës. 
Sigal