Meta publikon foton nga plazhi me familjen shqiptare të ardhur nga Anglia: Mirënjohje të gjithë atyre që nuk dorëzohen nga vështirësitë që ndeshin këtu

67
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar një foto nga plazhi, teksa shihet bashke me një turist shqiptar që ka ardhur nga Anglia me familjen e tij për të pushuan në atdhe.

Meta shkruan se plazhet tona, pa shqiptarët e Britanisë dhe emigracionin do ishin edhe më të zbrazëta dhe të ardhurat për turizmin më të ulta, ndërsa shpreh mirënjohje për ata që sipas tij nuk dorëzohen nga vështirësitë që ndeshin këtu.

“Kënaqësi të takoja sot shumë bashkatdhetarë nga Britania që vijnë çdo vit këtu për t’u çmallur me prindërit, por edhe për t’i lidhur fëmijët me Atdheun dhe ruajtur gjuhën.

Plazhet tona, pa shqiptarët e Britanisë dhe emigracionin do ishin edhe më të zbrazëta dhe të ardhurat për turizmin më të ulta. Ndaj mirënjohje të gjithë atyre që nuk dorëzohen nga vështirësitë që ndeshin këtu.

Koha për të bërë më shumë për zhvillimin e turizmit!”, shkruan Meta.