Ndahet nga jeta babai i Lulzim Bashës

Ditë zie për kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën dhe familjen e tij.

Mbrëmjen e sotme është ndarë nga jeta babai i kryedemokratit, Xhelal Basha, i cili prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Sigal

85-vjeçari Xhelal Basha prej disa muajsh qëndronte në spital për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.