VIDEO/ Ndërtimi i HEC-it në Mirditë/ Banorët përplasen me policinë

538
Sigal

Ditën e sotme banorët e fshatit Kaçinar, të bashkisë Mirditë janë ngritur në protestë kundër ndërtimit të HEC-eve në vendin e tyre.

Banorët u kanë dalë në pritë punonjësve të firmës duke bllokuar makineritë e tyre të punës. Banorët janë përplasur me forcat e policisë duke ju kërkuar këtyre të fundit të mos bëhen palë më firmën që po ndërton HEC-et.

Ata kërkojnë largimi uniformave blu dhe të mos provokohen, pasi situatat sipas tyre mund të agravojë më tej.

Banorët po ashtu i janë drejtuar policisë që ti përcjelli mesazh ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj që të tërheqë policinë, pasi ata janë në të drejtën e tyre duke mbrojtur pronat e tyre.

Reagon kryetari i PD Mirdite Mark Ruçi

Respekte per banoret e Kacinarit , per bashkim dhe rezistencen , karshi nje pushteti te korruptuar qendror dhe lokal !

Ne vend te dialogut me banoret e zones , ndersejne policine e shtetit ,per zbatimin e projekteve korruptive per ndertimin e H/C-ve !

Mbeshtetja e dhene nga inxhinieret mirditor Gjon Ndoj dhe Paulin Marku eshte vlere e shtuar per te unifikuar qendrimet karshi pushtetit te korruptuar !

Solidariteti i intelektualeve dhe personaliteteve me peshe ne opinionin publik si dhe i donatoreve te huaj , qe financojne perpjekje te vazhdueshme per nxitjen e turizmit malor ne Mirdite , jane nje inkurajim per te vazhduar perpjekjet ne mbrojtje te natyres dhe percaktimit te ardhshmerise se zhvillimit zones kah turizmi malor !!!

Image

Image