Luftoni zbokthin me këtë produkt natyral

543
Sigal

Kripa e detit është jashtëzakonisht e pasur me minerale siç janë magnezi, kaliumi dhe natriumi, ndërsa atë e bëjnë aleat shumë të fuqishëm të bukurisë.

Përdoret për piling të fytyrës dhe trupit, zbardhjen e dhëmbëve, si edhe banjë për shputa të lodhura, por a e keni ditur që mund t’jua zgjidhë problemin me zbokthin?

Është bonus që ky tajtim , në të cilin blogeret botërore betohen, është i lirë – një kg kripe të trashë kushton më pak se 1 euro.

Ja se si duhet të veproni…

Njomni flokët dhe ndani në disa pjesë. Nëpër sipërfaqe të kokës qitni një ose dy lugë kripë deti dhe me gishta të lagur bëni butësisht masazh flokëve 10-15 minuta.

Nëse mund të kërkoni nga dikush që t’jua bëjë masazhin – edhe më mirë!

Do të jetë më i efektshëm, ndërkaq edhe ju do të mund të kënaqeni me masazh.

Pastaj hidhni shampon dhe shpëlani flokët.

Rezultati do të jetë i dukshëm që nga përdorimi  i parë!