Meta mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Avni Mulës: Lamtumirë mjeshtër!

314
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për kompozitorin Avni Mula i cili dje u nda nga jeta në moshën 92-vjeçare.

Meta e cilëson Mulën si një prej kolosëve të muzikës dhe artit shqiptar, personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual, model qytetarie dhe figurë e dashur për të gjithë.

Më tej Presidenti thekson se është pranë Inva Mulës dhe familjes së dashur si dhe komunitetit të artistëve në këto momente të vështira.

POSTIMI:

Thellësisht i pikëlluar për ndarjen nga jeta të një prej kolosëve të muzikës dhe artit shqiptar, Avni Mula, personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual i spikatur, model i përhershëm qytetarie, figurë e dashur dhe e respektuar nga të gjithë!

Humbje e madhe që le pas shumë dhimbje!

Në këto momente të vështira, jam pranë Invës, familjes së dashur Mula dhe komunitetit të artistëve!

Ngushëllimet më të ndjera dhe i paharruar kujtimi i Tij!

Lamtumirë Mjeshtër! U prehsh në paqen e merituar!