Rama dhe Kuvendi i inceneratorëve i hapin luftë Bashkimit Europian

213
Sigal

Dje Kuvendi miratoi me 96 vota rrëzimin e dekretit të Presidentit të Republikës për Kodin e ri Zgjedhor.VOA: Rilindasit shpërfillën thirrjet e ndërkombëtarëve për dekretin e Metës

Kryeministri Edi Rama, pas votimit të Kodit të ri Zgjedhor nga parlamenti, duke hedhur poshtë marrëveshjen e 5 qershorit, pasi shpërfilli edhe apelin e zyrtarëve më të lartë të PE, KiE dhe PPE, si edhe të Gjermanisë, identifikohet sikurse  Lukashenko në Lindje dhe Maduro në Amerikën Latine. Megjithëse u paralajmërua të mos i votonte ndryshimet në Kodin Zgjedhor pa pritur përgjigjen nga Komisioni i Venencias, ai më Kuvendin e tij të kërpëratës rrëzoi dekretin e Presidentit Ilir Meta për shqyrtimin e Kodit. Dekreti u rrëzua me 96 vota kundër. Tashmë kryeministri Rama i shpalli luftë të hapur Bashkimit Europian, duke i mbyllur dyert e integrimit edhe Shqipërisë. Mbase një Shqipër jashtë Bashkimit Europian, është një viktimë më e lehtë e pushtetit diktatorial të kryeministrit Rama.

 Zëri i Amerikës: Socialistët shpërfillën thirrjet e ndërkombëtarëve për dekretin e Metës

Parlamenti me shumicë socialiste rrëzoi dje dekretin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili ktheu pas dhe kërkoi rishikimin e Kodit Zgjedhor. Zoti Meta i quajti ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor si antikushtetuese dhe të njëanshme. Ai kërkoi një opinion urgjent nga Komisioni i Venecias për këtë. Por socialistët vijuan procedurat parlmentare, duke ri-miratuar menjëherë ndryshimet e Kodit, dhe duke shpërfillur thirrjet e ndërkombëtarëve, që të pritnin Opinionin e Venecias. Parlamenti i mbizotëruar nga të majtët hodhi poshtë dekretin e presidentit Meta, që kërkoi të rishikoheshin ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor.  Pak ditë më parë Komisioneri Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi, deklaroi se “Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut”. Prishja e saj i dha një shtytje të mëtejshme krizës politike në Shqipëri.