Xhelal Mziu: Ditë e shkëlqyer për shqiptarët dhe Shqipërinë!

487
Sigal

Ish kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu në një reagim të tij  komenton miratimin e amendamentit me 15 parakushtet për takimin zyrtar të çeljes së negociatave me vendin tonë që do zhvillohet në Zagreb.Mziu e cilëson këtë ndodhi si ditë e shkëlqyer për shqiptarët dhe Shqipërinë.

Ja reagimi i Xhelal Mziut

Ditë e shkëlqyer për shqiptarët dhe Shqipërinë!Parlameni Europian dje me shumicë votash miratoi amendamentin me 15 parakushtet për takimin zyrtar të çeljes së negociatave me vendin tonë që do zhvillohet në Zagreb.
Të 15 kushtet janë të panegociueshëme duke i konsideruar si hapa të rëndësishëm për krijimin e terrenit të standarteve ligjore dhe politike, për të vazhduar ecjen drejt anëtarësimit në BE.
Kjo tregonë vendosmerinë e vullnetin e plotë të këtyre vendeve, për të pasur brenda kufijëve të BE, Shqipërinë!
Është e para herë që BE vendos parakushte për një vend dhe kjo vetëm për shkak të RamaVirusit.
Këto para kushte kanë të bëjnë me, deformimin e demokracisë, mungesën e Gjykatës Kushtetuese e Gjykatës së Lartë, të reformës zgjedhore, të zgjedhjeve vendore moniste të 30 qershorit, të të drejtave të njeriut, të pronës, të korrupsionit, të krimit, të trafiqeve, të drogës, të lirisë së medias, të diskriminimit politik, etj!
Të gjitha këto standarte të munguara në Shqipëri tregojnë se sa seriozisht Parlamenti Evropian, BE dhe Brukseli janë të angazhuar që Shqipëria ti plotësoj dhe të bëhet pjesë e familjes Evropiane, pra BE.
Plotësimi i parakushteve dhe zgjedhjet e lira Vendore dhe Qendrore janë shpresë plotë për një Shqipëri Evropiane!