Meta dekoron me titullin “Nderi i Kombit” balerinin Panajot Kanaçi: Një pionier i baletit, shembull e frymëzim për brezat e artistëve të rinj

218
Sigal

Presidenti Ilir Meta, ka njoftuar se ka vlerësuar me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, Panajot Kanaçin, një nga themeluesit e baletit kombëtar shqiptar.

Meta e cilëson balerinin si pionier të koreografisë, që me pasion, përkushtim dha një ndihmesë të vyer për pasurimin e artit e vallëzimit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Postimi i Ilir Metës:

Me mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm dhe të paharruar për koreografinë shqiptare, dje në mbrëmje vlerësova me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” një nga themeluesit e baletit kombëtar shqiptar, Panajot Kanaçi.

Respekt për pionierin, nismëtarin dhe koreografin e parë të vendit tonë, i cili me pasion, përkushtim, punë dhe talent të rrallë dha një ndihmesë të vyer për
pasurimin e artit koreografik dhe prezantimin e vlerave më të mira të vallëzimit shqiptar në arenën ndërkombëtare, shembull i përhershëm frymëzimi për brezat e artistëve të rinj.