Mësuesja: Më ndihmoi babai me pension të paguaja 700 mijë lekë ilaçe të COVID!

334
Sigal

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është takuar në mesditë me disa qytetarë që kanë kaluar COVID-19 dhe ka dëgjuar eksperiencat e tyre.

I pari që ka folur ka qënë një burrë nga Bathorja, i cili tregoi se shpenzoi mbi 1 milion lekë për të cilat ai ia di për nder vetëm djalit që e ka në Angli, që e ka ndihmuar me shpenzime. Burri tha se falë atij djali emigrant shpëtoi që mori ilaçet, por të tjerë që nuk kanë?!

Pas tij e mori fjalën një zonjë, mësuese, e cila tha se pagoi gati 700 mijë lekë për kurën dhe ky shpenzim ishte më i lartë sesa paga e saj mujore.

“Babai im merr pension dhe më ndihmoi”, tha mësuesja…”Pjesa e ilaçeve duhet të ishte falas, por duhet edhe dikush, një psikolog që të të japë pozitivet. Këto kërkojmë nga shteti.”