Merr flakë makina në Elbasan, dyshimet e para

193
Sigal

Një automjet benzinë-gaz ka marrë flakë në bulevardin e Elbasanit pasditen e sotme.

Nga informacionet paraprake dyshohet se shkak është bërë një defekt teknik.

Policia dhe forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.