Fatjona Dhimitri: Bandat e 25 prillit për të ç’organizuar vëmendjen e opinionit publik nga vjedhja e votave planifikuan shashkën e rradhës

202
Bandat e 25 prillit për të çorganizuar vëmendjen e opinionit publik nga vjedhja e votave planifikuan shashkën e rradhës,
sërish një Komision Hetimor për shkarkimin e Presidentit, e të gjitha gjasat janë që sulmi
inatçor të përfundojë një fluskë sapuni.
Presidenti në çdo moment, të lajthitjes së këtij kuvendi monopartiak dhe qeverisë së krimit dhe korrupsionit ka ditur të ruajë balancën institucionale, që mesa duket cënon interesat kriminale të hajdutëve të vullnetit të lirë të popullit.
Alibitë djallëzore që ju do të shpalosni në Komisionin Hetimor për të mbuluar duart tuaja të përlyera me gjak në Elbasan, në ditët e fushatës elektorale, nuk mund të cënojnë integritetin e Kreut te shtetit e jo më të passjellin shkarkimin e tij.
Do të ishte e udhës që akuzat e këtij komisioni farsë t’i drejtoheshin Tom Doshit, Benet Becit lidhur me makinerinë e krimit që prodhoi vota, por shënjestra e rregjimit autokrat kërkon të hedhë hi në sytë tanë.
Pas 30 viteve demokraci të prezumuar, do të flisja me fjalët e Remarkut: Asgjë të re nga fronti i perëndimit.
E njëjta melodi e trishtë, e njëjta disfatë e demokracisë. Në Shqipëri nuk bëhen zgjedhje të lira e të ndershme, nuk arrihet të mbrohet vota, nuk arrihet të garohet ndershmërisht…
Sigal