Me hashash brenda klasës, policia arreston dy nxënësit e shkollës 9-vjeçare në Tiranë

535
Me plot 440 gramë hashash dy nxënës të një shkolle 9-vjeçare në kryeqytet kishin arritur të hynin brenda klasës.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur paraditen e sotme në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në kryeqytet, ndërsa dy nxënësit, njëri 15 vjeç dhe tjetri 16 vjeç janë kapur me dozën e hashashit brenda klasës.
Në prani të prindërve dhe psikologut policia arrestoi të dy nxënësit e klasës së nëntë. Sipas drejtoreshës së shkollës, ngjarja u zbulua nga mësuesja kujdestare pasi dy të rinjtë kërkonin të linin orën e mësimit, gjë e cila nuk kishte ndodhur asnjëherë.
Deklarata e policisë
Më datë 16.02.2017, në prani të psikologut dhe prindërve u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. B dhe F. H, të datëlindjes 15 vjec dhe 16 vjeç banues në Tiranë, sepse ju gjetën e sekuestruan 440 (katërqind e dyzetë) gram me gjithë amballazh, bimë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.
Sigal