Njihuni me makinen disa milionë dollarëshe, të 100 copët e prodhuara u shitën para daljes në treg

494
Supermakina 2.8 milionë dollarëshe shitet e gjitha para debutimit!
Të heqësh tavanin e çdo makine nuk duket si një detyrë veçanërisht e vështirë, mjafton të pyesni një zjarrfikës të thjeshtë. Por sipas Horacio Pagani, themeluesin e supermakinës italiane, të heqësh tavanin nga Pagani Huayra ishte gjëja më e komplikuar që kishte ndërmarrë ndonjëherë. Megjithatë puna e vështirë është shpërblyer mirë. Kjo është Huayra Roadster e re, e emëruar sipas Zotit të Erës, e cila duket po aq ekzotike dhe tërheqëse sa sugjeron çmimi prej 2.8 milionë dollarësh. Modeli i ri do të bëjë debutimin publik muajin e ardhshëm në spektaklin e automjeteve në Gjenevë, ku shfaqen makinat më të kushtueshme në botë. Fillimisht do të ndërtohen vetëm 100 ekzemplarë dhe kompania bën me dije se janë shitur të gjithë, edhe pse kushtojnë dyfishin e Huayra Coupe. Kompania Pagani pretendon se teknikat e reja të ndërtimit, duke përdorur karbo-titanium, përkthehen në faktin se Roadster është 80 kg më i lehtë në peshë se coupe dhe struktura e tij është 52% më e mbledhur. Një makinë spektakolare me pak fjalë!
Sigal