Mblidhet sot në Bruksel Samiti për Ballkanin perëndimor, ja për çfarë do të diskutohet

481
Sigal

Ditën e sotme do të mbahet në Bruksel Samiti për Ballkanin perëndimor.

Përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor të drejtuar nga Presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli do të flasin lidhur me perspektivën europiane të vendeve të tyre.

Mësohet se në axhendën e këtij samiti është procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian si dhe disktutimet për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në këtë samit do të marrin pjesë përfaqësuesit e Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë