Mbanin 353 kilogramë kokainë në një dhomë hoteli, si ranë në pranga 4 shqiptarët në Itali

106
Sigal

Katër shqiptarë kanë përfunduar në pranga pas një operacioni nga autoritetet italiane në Bari.

Mediat italiane raportojnë se shqiptarët ishin të regjistruar në një hotel, ndërkohë që në dhomë mbanin një sasi “të frikshme” lënde narkotike të tipit kokainë, saktësisht 353 kilogramë.

Ende nuk bëhet e ditur se cila ka qenë origjina e lëndës narkotike apo destinacioni i radhës, ndërkohë që detaje nga operacioni kanë mbetur sekret, megjithatë sqarohet se hoteli ku ato qëndronin nuk ishin të përfshirë.