Matja e temperaturës në doganë shkakton radhë të gjatë automjetesh në aksin Kukës-Morinë

292
Sigal

Kthimi i qytetarëve nga Kosova nga zonat bregdetare të Shqipërisë ka krijuar radhë të gjatë automjetesh deri në afërsi të fshatit Morinë.

Radhët e shumta tashmë janë panoramë e çdo të diele që nga fillimi i këtij sezoni pasi çdo pushues që kthehet në shtëpi i nënshtrohet matjes së temperaturës.

Burime bëjnë me dije se autoritetet shëndetësore të pikës së kalimit në Vermicë kanë shtuar sot numrin e personelit shëndetësor dhe mjetet e emergjenca COVID.

Këtë të dielë në zonat bregdetare të Shqipërisë mendohet të kenë qenë mbi 30 mijë qytetarë nga Kosova me automjete personale dhe ato të transportit publik