Presidenti Meta uron Teutën për fitoren: Përgëzime “Djemve të Detit” për trofeun

275
Sigal

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka uruar skuadrën e Teutës për fitoren me Tiranën, 2 me 0.

“Përgëzime “Djemve të Detit” për trofeun e rëndësishëm dhe sa më shumë suksese të tjera në gjurmët e legjendave të paharruara të ekipit durrsak dhe atij Kombëtar të cilët na kanë bërë krenar ndër vite”, shkruan Presidenti.

Postimi i plotë:

“Urime KF Teuta për fitoren e Kupës së Shqipërisë! 🏆🇦🇱
Përgëzime “Djemve të Detit” për trofeun e rëndësishëm dhe sa më shumë suksese të tjera në gjurmët e legjendave të paharruara të ekipit durrsak dhe atij Kombëtar të cilët na kanë bërë krenar ndër vite, si i madhi dhe i papërsëritshmi, Niko Dovana, Filip Xhai, vëllezërit Shyqyri e Haxhi Ballgjini, Petraq Ikonomi, Artur Lekbello, Xhevair Kapllani, Maksut Leshteni, Fatmir Hima e shumë e shumë yjeve të tjerë.👏”.