Masat ndaj Covid-19 / Nga e hëna nis testimi i shpejtë

268
Sigal

Ministrja e Shëndetësisë njoftoi sot se nga e hëna do të nisë testimi i shpejtë. Në vend kanë ardhur 100 mijë teste dhe nga data 20 dhjetor, këto teste do të jenë në dispozicion të disa qendrave shëndetësore në Tiranë dhe në Spitalet Rajonale.

Kemi siguruar në kontratën e parë 100 mijë teste të shpejta të antigjenit, teste të cilat janë të njohura nga OSHB. Janë tashmë të disponueshëm në vendin tonë për tu vendosur në funksion të hetimit epidemiologjik. Testimi i shpejtë do të nisë nga dita e hënë në Tiranë dhe që do të jenë epidemiologët që do ta kryejnë në kuadër të hetimit epidemiologjik në vatrat e evidentuara që do të vlerësohen prej tyre, dhe që kanë një rëndësi kyçe për transmetimin e infeksionit bazuar në udhëzuesin e miratuar nga Komiteti i Ekspertëve. Prej datës 20 dhjetor do të shtrihet në disa poliklinika dhe qendra shëndetësore në Tiranë dhe në spitale Rajonale.

Planifikimi për testimin e shpejtë do të bëhet sipas fashave orare të sistemit të ekzaminimit elektronik, për të shmangur radhët dhe për të ruajtur distancën. Pikat e testimit do të bëhen të njohur anë ditët në vijim dhe do të caktojnë një numër të caktuar të qytetarëve, në kuadër të hetimit epidemiologjik” tha Ministrja.