Aksident në Tiranë, shoferi humb kontrollin dhe përfundon në lumin e Lanës

237
Sigal

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një i ri me iniciale A.P 20 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit që kishte dhe ka përfunduar në lumin e Lanës. Sipas informacionit të policisë aksidenti ka ndodhur rreth orës 22:15. Personi që po drejtonte mjetin është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 08.12.2020, rreth orës 22:15, mjeti me drejtues shtetasin A.P, 20 vjeç, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë jashtë rruge, ku ka përfunduar në lumin e Lanës. Drejtuesi i mjetit ka marrë disa dëmtime të lehta dhe është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.