Shtatori sjell virozat, mjekët: Mos e ngatërroni me Covid-19

325
Sigal

Shtatori ka sjellë virozat e stinës si tek të rriturit dhe tek fëmijët e vegjël. Temperaturë infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes apo të vjella kanë manifestuar pothuajse të gjitha moshat. Mjekja pediatre, Artenida Bitri shpjegon se ka një situatë ndryshe nga shtatori i kaluar.

”Janë shtuar virozat. Ndryshe nga shtatori i kaluar ku kishim gastroenterite tani kemi infeksione të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes”,- thotë Bitri.

Këto simptoma janë pothuajse të njëjta me ato që shkakton Covid-19 dhe prindërit panikohen menjëherë. ”Prindërit shqetësohen shumë e menjëherë na kontaktojnë”.

Frika nga Covid-19 ka zgjidhur dhe një tjetër fenomen shqetësues. Tanimë prindërit nuk e marrin iniciativën t’i japin fëmijës antibiotik pa u konsultuar me mjekun.