Bie zjarr pranë stadiumit ‘Flamurtari’, rrezikohen disa banesa

172
Sigal

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në zonën mbas stadiumit Flamurtari, tek vendi i quajtur aneksi fusha e stërvitjes së ekipit.

Sikurse shihet edhe nga pamjet flakët kanë përfshirë disa shkurre edhe pemë, ndërsa rrezikohen edhe disa banesa.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe po punojnë për lokalizimin e flakëve.