Masakra me gjirin e Vlorës

139
Sigal

Ekspertët: TEC-et lundruese po i bëjnë nder kompanive që vijnë nga jashtë dhe shpërblehen për shkak të lobimeve. TEC- i Vlorës mund të vihet në punë me 5 apo 10 milionë dhe nuk kishim pse blinim energji nga këto TEC-e. Nëse digjen 200 ton naftë ditë në ditë, sasia është 600-700 ton dioksid karboni.

 

Është paaftësi në menaxhim dhe shpiken gjëra si TEC-et e Vlorës, që kanë pasoja ekosistem, turizëm etj. Është një situatë e shpikur, ndërkohë që realisht nuk ka krizë, por bëhet për të stimuluar kompani që vijnë nga jashtë dhe shpërblehen për shkak të lobimeve dhe ne na lënë ndotjen.

Eksperti i mjedisit Abdulla Diku, thotë se për dy TEC-et lundruese në Vlorë, ka mungesë informacioni dhe se rreth tyre dihet në mënyrë të përgjithshme kapaciteti që djegin, por se nuk dihet as kategoria e naftës, por thuhet se është naftë e rëndë. Në një lidhje me MCN Diku cilësoi të rëndë faktin se transparenca me publikun është zero dhe se merren njerëz nga administrata dhe thuhet se u bë dëgjesë publike, por se dëgjesë e mirëfilltë publike nuk është bërë. E keqja më e madhe direkte është se vlonjatët do e ndjejnë shumë shpejt sasinë e madhe të dioksidit të karbonit, që do çlirohet në atmosferë dhe do rri rreth e rrotull Vlorës. Problem tjetër janë oksidet e sulfurit, që shkaktojnë shira acide dhe sjellin probleme të tjera në shëndet. Një ngarkesë e madhe dioksidi karboni dhe rreziqe për dëmtime të tjerra nga shirat acide.TEC-et kanë ardhur më shumë si dhuratë për një kompani amerikane për të cilën është lobuar në Tiranë dhe Amerikë për ta kënaqur financiarisht.

Nëse dëgjojmë deklaratat e ministres se kompania po humb para, janë dokrra. Se nuk ka logjikë që një kompani në kohë krize të humbë para në Shqipëri, por i bëhet nder kësaj kompanie për shkak të lobimeve që ka bërë dhe kostot i paguan qytetari shqiptar.

TEC- i Vlorës mund të vihet në punë me 5 apo 10 milionë dhe nuk kishim pse blinim energji nga këto TEC-e që cilësia e tyre është shumë më e ulët. Nëse digjen 200 ton naftë ditë në ditë, sasia e CO2 është 600-700 ton dioksid karboni emetim.

Ndërkohë që Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për reduktimin e gazeve serë, ku është zotuar se do të punojë fuqishëm për reduktimin e gazeve serë.

Është sasi jashtëzakonisht e madhe pavarësisht se mundohet të devijohet impakti që këta përbindësha kanë dhe nuk janë efiçent në prodhimin e energjisë.

Lojë e pistë nga KESH dhe qeveria me energjinë

Fakti që nuk ka reagim për dy TEC-et lundruese në Vlorë, për ekspertin i mjedisit Abdulla Diku, vjen prej faktit se njerëzit janë të lodhur nga situata e vështirë ekonomike dhe krizës që po kalon vendi.

Duke folur, ai tha se kapacitetet energjike të Shqipërisë kanë ardhur në rritje vit pas viti, me hidrocentrale të reja që po vihen në punë. Sipas tij, ka shumë hidrocenterale në vend që në pikun e krizës e shesin energjinë jashtë Shqipërisë me çmime shumë të mira dhe lënë në errësirë Shqipërinë. Këto janë marrëveshje të bëra që në fillim të ndërtimit të tyre, që mund të shes në Greqi apo Bullgari.

Është lojë e pistë e KESH dhe qeverisë, për të stimuluar hidrocentralet, ndërkohë që vetë ngelemi pa energji. Futemi në një spirale të rrezikshme energjetike. Askush nuk mund të parashikojë shirat e vitit të ardhshëm. Është më tepër shpikje, se nuk mund të thuash se do ketë krizë pas një viti. Është si puna Nostradaums. Është paaftësi në menaxhim dhe shpiken gjëra si TEC-et e Vlorës, që kanë pasoja ekosistem, turizëm etj. Është një situatë e shpikur, ndërkohë që realisht nuk ka krizë, por bëhet për të stimuluar kompani që vijnë nga jashtë dhe shpërblehen për shkak të lobimeve dhe ne na lënë ndotjen.