Masakra e Reçakut në Kosovë/ Meta: Ky krim i tregoi botës të vërtetën e mizorive të Millosheviçit

102
Sigal

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kujtuar 45 viktimat e masakrës së fshatit Reçak në Prishtinë në vitin 1999.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se ky krim kundër njerëzimit i tregoi botës të vërtetën e mizorive dhe gjenocidit në Kosovë nga regjimi i Millosheviçit.

Sipas ish-Presidentit, gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë.

Postimi i Ilir Metës:

Nderim përjetë kujtimit të 45 martirëve të Masakrës së tmerrshme të Reçakut!

Ky krim kundër njerëzimit, siç me të drejtë e përkufizoi 24 vite më parë Ambasadori Ëalker, i tregoi botës të vërtetën e mizorive dhe gjenocidit në Kosovë nga regjimi kriminal i Millosheviçit.

Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë! LAVDI!

Në fshatin Reçak forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë, më 15 janar të vitit 1999. Numri më i madh i viktimave u gjet në Kodrën e Bebushit, ndërsa të vrarë kishte edhe në pjesë të tjera të fshatit.