Vjedhë paratë në shtëpi për të dashurin, 19-vjeçares nga Kamza i zbulohet mashtrimi

570
Një e re është proceduar penalisht ditën e djeshme nga policia, pasi ka vjedhur para në familjen e saj dhe më pas ia ka dhënë të dashurit.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Kamzë, ku 19-vjeçarja me iniciale D.P, ka shkuar në policia dhe ka thënë se parët ja kishin vjedhur, duke bërë kështu deklarim të rremë.
Pas hetimeve të bluve të Kamzë, është arritur në përfundimin se 19-vjeçarja po mashtron, ndërsa i dashuri i saj e ka dorëzuar shumën e lekëve në polici.
“U referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen D.P, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim të rremë në lidhje më vjedhjen e një shumë lekësh, të cilat ja ka dhënë shtetasit (të dashurit) pa dijeninë e familjes, shtetasit N.K, vjeç 21, banues në Kamzë, i cili i ka dorëzuar”, -thuhet në njoftimin e policisë.
Sigal