Makina përfundon në kanal, plagoset rëndë drejtuesi i mjetit

461
Sigal

Një tjetër aksident është shënuar këtë mëngjes në rrugët e Shqipërisë, pasi atij të ndodhur në fshatin Bërzhitë të Tiranë ku humbën jetën dy adoleshente.

Aksidenti i radhës ka ndodhur në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.

Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit.

Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.