Makina bie në kanalin vaditës në Marinzë, dyshohet për dy të vdekur

193
Sigal

Një automjet ka rënë në një kanal vaditës në zonën naftëmbajtëse të Marinzës në Fier.

Makina ndodhet ende e përmbysur në kanal, ndërsa dyshohet për dy të vdekur.

Policia, autoambulanca dhe zjarrfikësja sapo janë njoftuar, kanë shkruar drejt vendit të ngjarjes, ndërkohë që një vinç do të bëjë të mundur nxjerrjen e makinës prej aty.

Ka dyshime se brenda mjetit mund të jenë dy punonjës të një kompanie sigurie që operon në këtë zonë.

Ka dyshime që makina mund të ketë rënë më herët në këtë kanal, por duke qenë se është një zonë jo shumë e frekuentuar nga banorët, mjeti në kanal është pikasur më vonë.