Aksidenti në Marinzë, policia jep detajet: Dy persona të mbytur në makinë

297
Sigal

Policia e Fierit ka dhënë një informacion zyrtar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Marinzë, ku një automjet përfundoi në një kanal vaditës. Nga aksident fatkeqësisht dy persona kanë humbur jetën.

Makina tip “Nisan” u pikas sot rreth orës 13:00, i përmbysur në një kanal.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.