Ish-presidenti u largua nga Afganistani, vëllai i tij bashkohet me talebanët

203
    
Sigal

Vëllai i ish-presidentit afgan Ashraf Ghani, i quajtur Hamshat Gahni përflitet se është bashkuar në radhët e talebanëve ditët e fundit.

Në një video të shpërndarë nga talebanët në rrjete sociale, pretendohet një fakt i tillë.

“Hashmat Ghani ofron mbështetjen e tij për talebanët. Ai konsiderohet si një politikan i shquar afgan, e më parë ka thënë se talebanët kanë një strategji të shkëlqyer të sigurisë, por ato duhet të luftojnë varfërinë dhe urinë si dhe të zgjerojnë marrëdhëniet e tyre me botën dhe fqinjët”, kanë thënë drejtuesit e rinj të Afganistanit.

Kujtojmë se Presidenti Ashraf Ghani, është largyar nga vendi. Ai pretendoi se e bëri një gjë të tillë për të shmangur gjakderdhjen. Largimi i tij është kritikuar së tepërmi nga politikanët e tjerë të vendit, të cilët e akuzuan ish-presidentin se e la vendin në një moment vendimtar dhe nuk tregoi asnjë cilësi prej “burri shteti”