E rëndë/ Theret për vdekje 60-vjeçari, arrestohen dy vëllezërit e mitur

171
Sigal

Një 60-vjeçar është therur për vdekje në fshatin Vitomiricë të Pejës, sot rreth orës 13:00.

Vrasja dyshohet se ka ardhur pas një mosmarrëveshje midis viktimës dhe dy autorëve të cilët ishin fqinjë me njëri-tjetrin.

Ngjarjen e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi ka thënë se dy të dyshuar për këtë rast janë arrestuar dhe se janë duke u intervistuar.

“Rreth orës 13;15, në rrugën “Hysen Hykaj” në Vitomiricë, pas një mosmarrëveshje është therur me thikë një burrë dhe është dërguar në emergjencë dhe mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e tij. Viktima është i moshës rreth 60-vjeçare. Dy të dyshuar për rastin janë arrestuar dhe janë duke u intervistuar”,- ka thënë Gashi.