Mafia e plehrave/ Prapaskenat që rrezikojnë Ballukun pasi i pagoi 2 mln euro Zotos në kërkim, për inceneratorin që nuk punon

182
Sigal

Faturë “fiktive” 2 mln euro për Zoton, ja çfarë e rrezikon Ballukun në “aferën e plehrave”

Ministria e Infrastrukturës rezulton se ka kryer të gjithë pagesat për llogari të kompanisë koncensionare, të zotëruar në 70 përqind të aksioneve nga Klodian Zoto.Madje, pagesat e fundit janë kryer në mes të Dhjetorit 2021, pikërisht një ditë pasi SPAK-u shpalli në kërkim Zoton

 Belinda Balluku është përfshirë vonë në “aferën e inceneratorëve”.Megjithatë, ajo nuk ka humbur aspak kohë dhe ka dhënë kontributin e saj në favorizimin financiar të Koncensionarit të inceneratorit të Fierit, në pronësi të Klodian Zotos, biznesmen i shpallur tashmë në kërkim.Në dokumentat e siguruara nga krijohen dyshime se Balluku ka lejuar një pagesë 2 milionë euro për shoqërinë “Integrated Technology Waste Treatment, Fier”, pa u kryer punimet.Deri më tani, për aferën e inceneratorëve gjenden në burg ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe deputeti Alqi Bllako.Emra si përfshirë zv.kryeministri Arben Ahmetaj  deri më tani përmendet si i dyshuar publikë, ndërkohë që Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit-SPAK-ende nuk ka dhënë ndonjë sinjal për t’i përfshirë në hetim penal.

***

Në Tetor 2016, qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Mjedisit dhe shoqëria “Integrated Technology Waste Treatment” nënshkruajnë kontratën për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Fier, me kosto koncesionare rreth 30 milionë euro.Pas nënshkrimit të kontratës, qeveria vendosi që zbatimi i saj do të ishte nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, nëpërmjet Njësisë së Zbatimit të Projektit.Në bazë të kontratës, punimet për ndërtimin dhe vendosjen në funksion të inceneratorit duhet të përfundonin në muajin Tetor 2019. Akti parashikonte shtyrjen e afatit të ndërtimit në situata të caktuara.Në përfundim të këtij afati, kompania koncensionare i drejtohet Ministrisë së Infrastrukturës, të drejtuar nga Belinda Balluku, me një kërkesë për shtyrjen e punimeve.Argumenti ishte vonesa në pajisjen me lejet përkatëse nga autoritetet shtetërore.Balluku autorizon Agjencinë Kombëtare të Mbetjeve (AKUM), të drejtuar në atë kohë nga Alqi Bllako, për të shqyrtuar kërkesën.Në 3 Dhjetor 2019, Bllako dhe përfaqësuesi i Klodian Zotos, Loran Dusha, nënshkruajnë Marrëveshjen për shtyrjen e afatit të përfundimit të punimeve deri në Shtator 2020.

Pagesa e plota, inceneratori nuk punon

Pak para përfundimit të këtij afati, kompania koncensionare kërkon sërish nga Balluku mundësinë e shtyrjes së afatit për mbylljen e punimeve.Në këtë rast, argumenti ishte fakti që vonesat kishin ardhur për shkak të masave të ndërmarra në kuadër të pandemisë “Covid-19”.Masat e forta qeveritare shtrinë efektet e tyre në periudhën tre-mujore Mars-Maj 2020, ndërkohë që kompania argumentonte se afati i punimeve duhet shtyrë edhe të paktën 9 muaj.Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, autorizon sërish Alqi Bllakon për të shqyrtuar kërkesën.

Bllako dhe përfaqësuesi i koncensionarit, Loran Dusha, nënshkruajnë një Marrëveshje tjetër në Shtator 2020, në bazë të të cilës, punimet për ndërtimin e inceneratorit të Fierit do të përfundonin në Mars 2021.Pas dy shtyrjeve të afatit, inceneratori i Fierit ende nuk ka nisur nga puna deri në publikimin e këtij shkrimi, në Prill 2022, ndërkohë që është tejkaluar me më shumë se një vit koha e parashkuar në marrëveshjen Bllako-Dusha.Pavarësisht këtyre vonesave, Ministria e Infrastrukturës rezulton se ka kryer të gjithë pagesat për llogari të kompanisë koncensionare, të zotëruar në 70 përqind të aksioneve nga Klodian Zoto.Madje, pagesat e fundit janë kryer në mes të Dhjetorit 2021, pikërisht një ditë pasi SPAK-u shpalli në kërkim Zoton.

Pagesa e dyshimtë 2 mln euro

Pagesat e plota për një impiant që nuk funksion është vetëm një prej dyshimeve që rëndon mbi ministren e Infrastrukturës, Belinda Balluku.Të dhënat zyrtare sugjerojnë që disa veprime të tjera Ballukut mund të kenë rënduar pa të drejtë Buxhetin e Shtetit, me të paktën 2 milionë euro.

Në 7 Tetor 2020, Ministria e Infrastrukturës ka kryer një pagesë në total prej rreth 220 milionë lekë të reja në llogaritë e kompanisë “Integrated Technology Waste Treatment, Fier”, siç raportohet në Regjistrin e Thesarit të Ministrisë së Financave.Pagesa është shoqëruar sipas boldnews  me shënimin: “Pagesa për inceneratorin Fier, sipas situacionit progresiv të punimeve, datë 20 Mars 2020, 20 Prill 2020, 20 Maj 2020”.

Por, siç rezulton nga Marrëveshje ndërmjet Alqi Bllakos dhe Loran Dushës në Tetor të vitit 2020, afati i punimeve për ndërtimin e inceneratorit të Fierit janë shtyrë në kohë, për shkak të masave të marra nga qeveria në kuadër të pandemisë së “Covid-19”, të cilat përkojnë me periudhën Mars-Maj 2020, që do të thotë se Koncensionari i Fierit nuk ka punuar në këtë periudhë.Pagesa e kryer nga Balluku, në vlerë 2 milionë euro ngre më së paku dy dyshime- ose fatura është për punime fiktive, të pakryera në atë periudhë; ose shtyrja e afatit të punimeve nuk ka pasur si shkak “pandeminë Covid-19”.Në të dy rastet, roli i Belinda Ballukut krijon dyshime për favorizim të kompanisë koncensionare të Klodian Zotos, me një dëm disa milionë euro të Buxhetit të Shtetit.