Pedagogët u shesin studentëve librat e tyre me detyrim

203
Sigal

 

Lëvizja Për Universitetin ka denoncuar se pedagogë po u shesin librat e tyre me detyrim!Bëhet fjalë për studentët në Fakultetitin e Shkencave Sociale. Sipas tyre, një gjë e tillë ishte zhdukur prej kohësh për shkak të rezistencën e studentëve, por tani më është rikthyer sërish.Për rrjedhojë, nisur nga kjo, Lëvizja Për Universitetin kanë formosur një kërkese në të cilën evidentohet një rast i përsëritur i shitjes së librit me detyrim nga pedagogia e lëndës dhe kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e Dekanit”Në Fakultetin e Shkencave Sociale, aktivistë dhe studentë ndërmorën nënshkrimin e një kërkese në të cilën evidentohet një rast i përsëritur i shitjes së librit me detyrim nga pedagogia e lëndës dhe kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e Dekanit. Fenomeni i shëmtuar i shitjes së librave me listë emrash ishte zhdukur prej kohësh në Fakultetitin e Shkencave Sociale për shkak të rezistencës së vazhdueshme studentore. Për shkak të kësaj tradite, edhe reagimi ndaj rastit në fjalë ishte i menjëhershëm.LPU u bën thirrje të gjithë studentëve të denoncojnë raste të tilla dhe të organizohen në mënyrë të ngjashme për t’i rezistuar shitjes së librave me detyrim. Në ambiente universitare, pedagogu duhet të jetë kultivues i dijes dhe mendimit kritik, jo tregtar faqesh dhe shkronjash”, thuhet në reagim.