“LUFRA”, fuqia e produkteve natyrale, që të “detyrojnë” t’i kesh përditë në tavolinë

860
Sigal

Jo vetëm në
Autoritetin Kombëtar të Ushqimit në Qarkun-Fier, jo vetëm në Ministrinë e Bujqësisë,
por edhe në tregun shqiptar, në familjet dhe fermat blegtorale ku kjo kompani me
teknologji  të konsoliduar dhe në nivel “Model
Evropian” merr qumështin natyral, flitet me vlerësim për aktivitetin prodhues të
kompanisë “LUFRA”, duke “bekuar” me mirënjohje këtë stabiliment gjigant të ngritur
me energji e përkushtim nga familja “Ndreko” dhe që futet në tregjet, entet e
konsumit dhe familjet shqiptare e ato të vendeve të BE dhe rajonit. Që të
vlerësosh e respektosh kompaninë “Lufra”, duhet ta “prekësh” me dorë këtë
fabrikë, duhet t’i bësh pjesë të jetës prodhimet e saj, që janë “produkt” i këtij
investimi simbol i biznesit të suksesshëm, i korrektesës në treg, i respektimit
të ligjit, i sigurisë dhe cilësisë së lartë, i mirënjohjes ndaj konsumatorit që
i konsumon dhe i sakrificës së atyre që e kanë ngritur këtë qendër të madhe
prodhimi… Po çfarë “katalogu” pune, ka “LUFRA”?

MISIONI

Misioni jonë
kryesor është të kujdesemi për ju duke ju ofruar cdo ditë ushqime të freskëta
dhe të shëndetshme.

VIZIONI

Të qëndrojmë
gjithmonë kompania lider në cilësinë e produkteve që prodhojmë dhe regëtojmë,
kudo ku ne do të operojmë.

PËRGJEGJËSIA SOCIALE

“LUFRA” operon
duke tentuar të vlerësojë nevojat në përgjithësi dhe kontribuon në zhvillimin e
komunitetit ku operon. Janë krijuar marrëdhënie të mira me fermerët duke
ndikuar tek ata të ngrenë nivelin ekonomik, por dhe atë social e civil të tyre.

INOVACIONI – KRIJIMTARIA

Inovacioni ka qenë
dhe është esencial për ne vazhdimisht, çdo punonjës përfshihet në krijimtari në
funksion të rritjes së kapaciteteve teknike e cilësisë, për të ndërmarrë
rreziqe dhe për t’i përballuar ato.

ORIENTIMI NGA KLIENTËT

Konsumatorët
janë gjithnjë në pritje të vlerësimit të nevojave të tyre për produktet e
bulmetit nga kompanitë e ndryshme. Lufra nga ana e saj e garanton këtë duke
siguruar kënaqësi autentike nëpërmjet forcës së produkteve që gjenerojnë mirëqenien
për konsumatorët.

CILËSIA

Cilësia është
themelore për aktivitetin tonë pasi ajo është kujdesi për konsumatorin çka në
pretendojmë të arrijmë. Jemi të përgjegjshëm në sigurimin e cilësisë në çdo gjë
që bëjmë në koherencë me strategjinë tonë për një kohë të gjatë.

VLERAT E ARRITURA

Për “LUFRA”
është i rëndësishëm përqendrimi në arritjen e standardit më të lartë duke qenë
të angazhuar në ruajtjen e principit të etikes së biznesit, ndershmërisë dhe
respektit absolut për ligjin e ushqimit që rregullon raportet midis shtetit e
konsumatorit dhe realizon kështu filozofinë e “LUFRA-s” ku ka prioritet “Gjithçka
cilësore për konsumatorin, shijen dhe kërkesat gjithnjë në rritje të tij”.

INTEGRITETI

Arritja e
suksesit varet nga kapaciteti për të pasur përgjegjësi personale. “LUFRA”
tregon së është e integruar dhe është shembull i këtij përkufizimi. Gjithashtu “LUFRA”
është korrekte me ligjet e normat e nxjerra për zbatim si dhe politikave të
qeverisë për zhvillimin e bujqësisë.

ZHVILLIMI I PERSONAVE

Çdo person ka
një vlerë të madhe, prandaj “LUFRA” i jep rëndësi zhvillimit të dinjitetit
personal për tolerancën, transparencën dhe sigurinë në funksion të
marrëdhënieve me konsumatorin.

PASIONI

Pasioni për
suksesin, pasioni për të kontribuuar, pasioni për sjelljen janë vlerat që për kompaninë
“LUFRA” shërbejnë për të adresuar këtë pasion në arritjen e misionit të saj.

 

Strategjia e kompanisë
“LUFRA”

 

PREZENCA NË TREG:

“LUFRA” vazhdimisht ka zgjeruar tregun në
të cilin ajo operon dhe sot mbulon të gjithë Republikën e Shqipërisë.

PRODUKTE TË SHËNDETSHME:

Kërkojmë gjatë gjithë kohës të përmirësojmë shëndetin tuaj
duke përmirësuar produktet tona.

RESPEKTOJMË NATYREN:

Duke qenë se cilësia dhe origjinaliteti i
produkteve tona varet drejtpërdrejtë nga natyra, një nga strategjitë tona
afatgjatë është ta respektojmë atë.